Të hënën rreth orës 1:30 janë raportuar të shtëna me armë zjarri në drejtim të një veture në lëvizje në aksin rrugorë Pejë-Rozhajë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka deklaruar se viktima ka raportuar se është dëmtuar vetura e tij nga këto gjuajtje.
“Rastin e ka raportuar viktima, i cili ka njoftuar se nga të shtënat e drejtuara ndaj tij, i është dëmtuar vetura”.
Gashi thotë se plumbat në drejtim të viktimës, kanë shkuar nga një veturë e ndaluar afër një lokali në rrugën Pejë-Rozhajë.
Policia tash është duke kryer të gjitha hetimet për zbardhjen e rastit, personat e dyshuar ende janë në arrati.
Njësitet kompetente në vendin e ngjarjes kanë gjetur dëshmi, siç janë disa gëzhoja./Telegrafi/