Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast tentim vrasje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës.
Sipas raportit të policisë, thuhet se viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në oborr është goditur nga një plumb.
Njësitë relevante policore dhe njësiti K-9 kanë dal në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me rastin janë intervistuar tre dëshmitar rasti, është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore. /Telegrafi/