Një tentim vjedhje ka ndodhur sot në një barnatore në Prishtinë, ku policia ka zënë në flagrancë të dyshuarin.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 10:30.
“Sot rreth orë 10:30, nga zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të grabitjes së mbetur ne tentativë. Personi i dyshuar është arrestuar në flagrancë, në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë”, deklaroi ajo.
Ahmeti bëri të ditur se, ndaj tij kanë filluar procedurat nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë./Telegrafi/