Telegrafi

Tentim vjedhje në Lipjan

Foto: Arkiv

Një tentim vjedhje ka ndodhur të martën në fshatin Janjevë të Lipjanit.

Policia bën të ditur se persona të panjohur kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një shtëpi, transmeton Telegrafi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 01:52.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur e kanë sulmuar atë deri sa ishte në shtëpinë e tij. Dyshohet se personat kishin tentuar të kryejnë vjedhje. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/