Telegrafi

Tentim rrëmbimi në Podujevë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast tentim rrëmbimi ka ndodhur të dielën në Podujevë.

Sipas policisë ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person i dyshuar dhe i panjohur me një veturë, ka tentuar të rrëmbejë dy viktimat meshkuj kosovarë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/