Roma është rikthyer fuqishëm në garë për transferimin e Granit Xhakës.
Giallorossët insistuan edhe në verën e kaluar për transferimin e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane, mirëpo ky i fundit më pas vendosi të qëndronte te Arsenali.
Mirëpo, sipas asaj që raporton football.london, Xhaka është edhe më afër kalimit te Roma se sa ishte në verën e kaluar.
Jose Mourinho tashmë ka filluar bisedimet me përfaqësuesit ligjor të mesfushorit dhe dëshiron të arrijë marrëveshjen sa më parë.
Xhaka është po ashtu i gatshëm që të kalojë në Olimpico, derisa mbetet të arrihet marrëveshje me Arsenalin për çmimin.
Kontrata aktuale e lojtarit te The Gunners aktualisht skadon në vitin 2024, gjersa vlera e tij është 20 milionë euro sipas Transfermarkt. /Telegrafi/