Barcelona ka bërë një tentim të ri për ta transferuar Lautaro Martinezin nga Interi.
Kampioni i La Liga-së po e kërkon me ngulm transferimin e sulmuesit argjentinas, derisa Lionel Messi është iniciatori kryesor.
Sipas Calciomercatos, katalunasit e shohin Martinezin si zëvendësuesin ideal të Luis Suarezit që me gjasë do të jetë sezoni i tij i fundit në Camp Nou.
Në anën tjetër, Mundo Deportivo raporton se Messi i ka këshilluar drejtuesit e Barcelonës që ta përfundojnë transferimin qysh në afatin kalimtar të janarit.
Duket se pesë herë fituesi i Topit të Artë dëshiron që bashkëkombësi i tij t’i bashkohet në Camp Nou, në mënyrë që t’i fitojnë të gjithë trofetë në sezonin e ardhshëm.
Barcelona është në dijeni se Interi do ta lejonte largimin e Martinez vetëm nëse pranojnë një shumë rreth 120 milionë euro, por për ta realizuar këtë marrëveshje duhet të largojnë ndonjë lojtar. /Telegrafi/