Marrëdhënia midis Ronald Koeman dhe Joan Laporta duket se është ftohur plotësisht dhe dyshja nuk gëzon më raport të mirë.
Koeman është në prag të humbjes së punës së tij si trajner i Barcelonës pasi mbikëqyri fillimin më të keq të një sezoni në Ligën e Kampionëve në historinë e klubit.
Humbja 3-0 ndaj Benfica e çoi atë në vetëm një fitore në pesë ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën, dhe duket se justifikimet mbi forcën e ekipit nuk do të pranohen më.
Koeman duket se do të mbetet në krye për ndeshjen e kësaj fundjave me Atletico Madridin, por duke shkuar në pushimin ndërkombëtar që pason, holandezi mund të zëvendësohet.
Raportet thonë se Barça tashmë po flet me kandidatët e mundshëm, dhe ndërkohë, marrëdhënia midis Laporta dhe Koeman, e cila nuk ishte kurrë e shkëlqyeshme, është tensionuar më tej.
Sipas gazetës Sport, në aeroplanin e kthimit nga Lisbona pas humbjes nga Benfica, Laporta dhe Koeman nuk folën asnjëherë mes vete.
Presidenti i Barcelonës thuhet se ka fjetur për pjesën më të madhe të udhëtimit, dhe Koeman nuk pranoi asnjë fjalë prej tij.
Të dy thuhet se zakonisht ndajnë biseda mbi drejtimin e ekipit në udhëtime të tilla për në shtëpi, por ai dialog nuk e ndoqi këtë humbje të veçantë. /Telegrafi/