Telegrafi

Tensione të reja mes Dybalas dhe Allegrit, argjentinasi e ofendon trajnerin (Video)

Getty Images

Mediat janë duke spekuluar për një mosmarrëveshje mes Paulo Dybalas dhe Massimiliano Allegrit, pasi thuhet se sulmuesi i Juventusit e ka ofenduar trajnerin.

Argjentinasi u zëvendësua në fitoren e Bianconerëve kundër Udineses të dielën dhe nuk ishte i kënaqur me vendimin e strategut italian.

Argjentinasi nuk ishte i kënaqur me zëvendësimin (Getty Images)

Sipas mediave në Itali, ai ka sharë në spanjisht teksa ka shikuar në drejtim të Allegrit.

Incidentin e kanë raportuar edhe Sky Sport Italia edhe Rai Sport, ndërsa tash pritet se a do ta ndëshkojë klubi La Joyan për këtë veprim të tij.

Juventusi e dënoi Leonardo Bonuccin në edicionin e kaluar pas ofendimeve kundrejt trajnerit e që më pas mbrojtësi italian u largua në drejtim të Milanit.

Lexo po ashtu Bonucci flet pas dënimit nga Allegri dhe të ardhmen

Edhe Dybala ka pasur pakënaqësi kundrejt Allegrit edhe në të kaluarën duke nxitur spekulime për largimin e tij, por ai mbeti lojtar i Juves.

Në sezonin e kaluar Dybala refuzoi t’ia jepte dorën trajnerit

Zonja e Vjetër e mposhti Udinesen me rezultat 6-2, edhe pse në pjesën më të madhe të ndeshjes luajti pa Mario Mandzukcin e përjashtuar me karton të kuq.

Lexo po ashtu Tensione te Juve, Dybala refuzon t'ia zgjat dorën Allegrit pas zëvendësimit (Foto/Video)

Në xhiron e ardhshme që zhvillohet në mesjavë, Bianconerët luajnë kundër Spalit. /Telegrafi/