Paolo Dybala është përkujdesur të prish atmosferën te kampionët e Italisë, Juventusi.
Sulmuesi argjentinas ka bërë një gjest të pahijshëm sot gjatë fitores 0-2 të ‘Zonjës së Vjetër’ ndaj Sassuolos.
Kjo pasi, trajneri i skuadrës, Massimiliano Allegri vendosi ta zëvendësoj dhe argjentinasit nuk i erdhi aspak mirë, transmeton Telegrafi.
Dybala u zëvendësua në minutën e 78, ku në vend të tij u inkuadrua kroati Marco Pjaca, por duke dal nga fusha refuzoi ta përshëndet trajnerin e tij.
Me siguri që ky gjest i ish-sulmuesit të Palermos do të dënohet nga drejtuesit e klubit nga Torino. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=LoUdAEMMo_k