Juventusi dhe Interi u ndanë baras (0-0) në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, duke bërë që bardhezinjtë të kalojë tutje me rezultat 2-1.
Tensioni ka qenë i madh në fushë, por edhe jashtë saj.
Në fundin e ndeshjes, presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka shfryrë dhe ofenduar me të madhe pas kualifikimit, si kurrë më parë.
Numri 1 i klubit bardhezi, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, i ka thënë diçka në distancë trajnerit të Interit, Antonio Conte, ku është tensionuar situata dhe përplasja në distancë, ku nuk mungonin ofendimet.
Ishte administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta, i cili i doli në krahë Contes dhe u mundua të qetësojë situatën.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, me fjalët e tij Agnellit e ofendoi trajnerin zikatër duke i thënë: “Ik pir***. Mbylle gojë”.
Eccoloo #JuventusInter #agnelli #coppaitalia https://t.co/h4T6fYKpEB pic.twitter.com/lDKyxDrYAp
— Francesca Iannibelli (@Fra_Iannibelli) February 9, 2021
Situata ishte tensionuar në fillimin e ndeshjes kur Antonio Conte dh stafi i tij kishin protestuar për një penallti ndaj Lautaro Martinez. /Telegrafi/