Tensionet në Shkup ku vazhdon gjendja e jashtëzakonshme janë përshkallëzuar. Njerëzit nga zonat e prekura janë të pakënaqur nga tempi me të cilin punojnë ekipet e shpëtimit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sot një ndjekës i ish kryeministrit Gruevski ka goditur një njeri. Zemërimi ishte shkaktuar pasi personi në fjalë kishte bërë një vërejtje në llogari të ish kryeministrit Gruevski për punën në zonat e prekura.
Paraprakisht, gazetarja e televizionit bullgar Nova e ka pyetur Gruevskin se si e vlerëson organizimin, sepse sipas saj populli flet se organizimi aspak nuk është i mirë, por ajo nuk ka marrë asnjë përgjigje, përpos se për këtë do të flet më vonë.
Ky nuk është rasti i vetëm në të cilin qytetarë të revoltuar i kanë përzënë funksionarët nga garnitura në pushtet./Telegrafi/
Videon mund ta shihni KËTU