Reuters ka publikuar imazhe të reja satelitore teksa zbuluan dëme të mëdha në infrastrukturën civile dhe ndërtesat në të gjithë qytetin e Mariupolit në jug të Ukrainës.
Forcat ruse kishin rrethuar Mariupolin më shumë se një javë më parë dhe që atëherë e kanë granatuar atë vazhdimisht.
Sot, forcat ruse bombarduan një xhami që kishte strehuar 80 të rritur dhe fëmijë, si dhe shtetas turq, raporton theguardian.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë gjithashtu një tank rus që gjuan në ndërtesa banimi.
Të paktën 1,582 civilë janë vrarë në Mariupol. Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme, Mariupol është ende nën kontrollin e Ukrainës. /Telegrafi/
Footage of a Russian tank in Mariupol that shows it indiscriminately firing at apartments today.#Ukraine #Russia #Mariupol
https://t.co/ggHbsdtt7w— Rogue (@IntelRogue) March 12, 2022
https://twitter.com/lesiavasylenko/status/1502375304395898886