Telegrafi

Ten Hag e do Theo Hernandezin në verë, Man Utd është gati t’i ofrojë dy lojtarë në shkëmbim

Manchester Unitedi po përgatit një marrëveshje të guximshme shkëmbimi të dy lojtarëve për yllin e Milan, Theo Hernandez.

Erik ten Hag hodhi themelet e hershme për mbretërimin e tij në United me nënshkrimet e ish-dyshes së Ajaxit, Antony dhe Lisandro Martinez, si dhe yje tjerë si Casemiro, Tyrell Malacia dhe Christian Eriksen.

Djajtë e Kuq kanë shënuar formë të mirë që nga fundi i Kupës së Botës “Katar 2022” dhe janë të pamposhtur në tetë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat.

Wout Weghorst gjithashtu mbërriti në Old Trafford në afatin e janarit si huazim nga Burnley pas largimit të Cristiano Ronaldos nga United.

Megjithatë, menaxheri i Unitedit, Ten Hag është i prirur të forcojë edhe më tej skuadrën në afatin e verës dhe Hernandez është shfaqur si një objektiv i  mundshëm.

Sipas CalcioMercatoWeb, Djajtë e Kuq po konsiderojnë një ‘marrëveshje shkëmbimi të profilit të lartë’ me dy lojtarë të tyre që duan t’i ofrojnë për mbrojtësin e majtë 25-vjeçar të Milanit.

Diogo Dalot dhe Anthony Martial mund të përfshihen të dy në një ofertë për të tunduar Milanin që të ndahet me Hernandez.

Dy lojtarëve të përfolur u skadon kontrata me Unitedin në vitin 2024 dhe e ardhmja afatgjatë e tyre në Old Trafford është e pasigurt.

Milani besohet se vlerëson Hernandezin, i cili u transferua nga Real Madrid në vitin 2019, me rreth 60 milionë euro dhe i është nën kontratë deri në vitin 2026.

Besohet se propozimi i United për dy lojtarë mund të ‘bindë’ drejtorin teknik të Milanit, Paolo Maldini dhe drejtorin e futbollit Frederic Massara për të sanksionuar një marrëveshje për Hernandez, por në çdo rast Djajtë e Kuq mund të duhet të paguajnë edhe një shifër para përveç lojtarëve të ofruar. /Telegrafi/