Telegrafi

Ten Hag dëshiron Kanten si nënshkrimin e parë te Man Utd

Trajneri i ri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag thuhet se ka zgjedhur mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante, si objektivin kryesor të verës.

Ten Hag do të marrë drejtimin e Djajve të Kuq nga sezoni i ri, pasi para disa javësh veçse është zyrtarizuar marrëveshja me të dhe Ajaxin.

Megjithatë, trajneri holandez tashmë ka filluar të mendoj për punën e re dhe lojtarët me të cilët dëshiron të punoj.

Lexo po ashtu Ten Hag ka tetë lojtarë me të cilët dëshiron të ndërtojë ekipin e ri të Man Utd, tre vijnë nga akademia

Ai ka menduar edhe për transferimet e reja dhe tani kanë filluar të dalin emrat e mundshëm që mund të transferohet në Old Trafford gjatë verës.

Sipas mediumit The Mirror, Ten Hag e ka identifikuar yllin e Chelseat, Kante, si nënshkrimin e tij të parë pas marrjes së drejtimit të Unitedit.

Mesfushori ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij dhe mund të jetë i hapur për një ndryshim të klubit pas disa muajsh trazirash në Stamford Bridge.

Unitedi tashmë është lidhur edhe me të riun e Monacos, Aurelien Tchouameni dhe yllin e Barcelonës, Ajax, Frenkie de Jong, teksa ai kërkon fytyra të reja për të përmirësuar mesfushën e Unitedit.

Ylli i Anglisë dhe West Hamit, Declan Rice, gjithashtu është lidhur me një kalim në Old Trafford, por është shumë i shtrenjtë. /Telegrafi/