Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës mund të sjellin riga lokale shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
ndeksi UV mbetet shumë i lartë prandaj rekomandohet zbatimi i këshillave të IKSHP. Java e ardhshme parashihet të ketë riga shiu dhe ulje të temperaturave./Telegrafi/