Përdorimi i thëngjillit për ngrohje vazhdon ta ndotë ambientin në vend.
Telegrafi sjell pamje ku të mërkurën në mëngjes në rrugën “Jashar Salihu” në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë është ndotur ajri nga oxhaqet e shtëpive.
Ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj ka thënë sot se vazhdimisht janë duke punuar për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit, ndërsa tashmë kanë filluar edhe një hulumtim të mirëfilltë shkencor, së bashku me ekspertë japonez, lidhur me ndotësit e ajrit në vend.
Ministrja Reshitaj tha se hulumtimi ka filluar dhe në pranverë pritet të dalin rezultatet e para, ndërkaq i tërë hulumtimi do të zgjasë 18 muaj dhe përveç ekspertëve japonez do të ketë edhe ekspertë vendor. /Telegrafi/