Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet të jetë me mot të ndryshueshëm, ndërsa temperaturat do të mbeten pothuajse të njëjta me ato të javës që lamë pas.
Sipas Institutit sot moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga 16°C deri në 21°C.
Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.
Ndërkaq gjatë ditëve e mërkurë dhe e enjte pritet të ketë reshje të lehta shiu në disa zona.
“Kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme, duke mos paraqitur ndikime të theksuara për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Po ashtu, kushtet agrometeorologjike do të jenë të përshtatshme për zhvillimin e kulturave bujqësore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
IHMK shton se reshjet e parashikuara do të jenë të mirëseardhura për bujqësinë, duke ndihmuar në rritjen e lagështisë së tokës.
Kjo periudhë është e përshtatshme për fermerët që të shpërndajnë plehun artificial në parcelat e tyre, sidomos për kulturat e grurit dhe ato pranverore. /Telegrafi/