Telegrafi

Televizioni shtetëror rus konfirmon vdekjen e pesë komandantëve në Ukrainë

Të paktën pesë ushtarakë rusë, duke përfshirë komandantin e forcave ajrore të Kostroma, vdiqën në betejë në Ukrainë, njoftoi të enjten rrjeti televiziv shtetëror rajonal rus GTRK Kostroma.

Gjatë agresionit rus në Ukrainë, sipas Komisariatit Ushtarak Rajonal të cituar nga GTRK Kostroma, “ushtarakët e Regjimentit Ajror të Gardës 331 dhanë jetën për sigurinë e Rusisë”.

Mes të vdekurve janë komandanti i njësisë, kolonel Sergei Sukharev, Senior Sgt. Sergei Lebedev, Sgt. Alexander Limonov, nëntetar Yuri Dektyarev dhe kapiten Alexei Nikitin, raporton cnn.

Theksojmë se kjo është ndër rastet e rralla që autoritet ruse pranojnë se kanë humbje në radhët e veta, ku për herë të parë dhe të fundit kishin konfirmuar se rreth 500 ushtarë kanë vdekur deri më tani në Ukrainë.

Ndryshe, autoritet ukrainase kanë raportuar se deri më tani kanë vrarë mbi 14 mijë ushtarë rusë. /Telegrafi/