Telegrafi

Televizioni shtetëror rus e pranon se lufta po e “shteron Rusinë në çdo mënyrë”

Një prezantuese e televizionit rus ka pranuar se lufta në Ukrainë e “shteron” Rusinë në “çdo mënyrë”.

Madje, sipas saj, shumë rusë duan t’i jepet fund armiqësive, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për një video të shkurtër me komentet e propagandistes së Kremlinit Olga Skabeyeva u shpërnda në Twitter nga Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të punëve të brendshme të Ukrainës, të martën.

“Ne jemi të gjithë të rritur dhe e dimë mirë se lufta e varfëron shtetin rus në çdo mënyrë”, citohet të ketë thënë Skabeyeva.

“Në të njëjtën kohë ne, duke qenë njerëz adekuat dhe normal, sigurisht që nuk jemi në gjendje të gëzohemi me luftën dhe secili prej nesh, jam i bindur, do të donte t’i jepej fund armiqësive”. /Telegrafi/