Në shkurt të këtij viti, Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger i dhanë fund lidhjes së tyre shtatëvjeçare, por me sa duket ka ende ndjenja mes tyre.
Kjo pasi këta të dy janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit të premten në mbrëmje, në një lokal nate në Londër, ku po performonte John Newman.
Thashethemet për një ribashkim të çiftit ka nxituar t’i cilësojë si të pavërteta zëdhënësi i Nicole, transmeton TCH.
“Ishte një rastësi fakti që ata ishin në të njëjtin lokal. Nicole dhe Lewis nuk janë bashkë”, ka deklaruar ai.