Site icon Telegrafi

The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

Burimet e gazetës britanike The Telegraph thonë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është paralajmëruar të mos iu drejtohet anëtarëve individualë të NATO-s këtë vit, për mbështetjen e anëtarësimit të Ukrainës në aleancë.

Burimet e gazetës thanë se Ukrainës nuk do t’i ofrohet asgjë në samitin e NATO-s në Uashington, që do të zhvillohet nga 9 deri më 11 korrik, që do t’i mundësonte vendit të ecë përpara në rrugën e anëtarësimit.

Kjo për shkak se disa anëtarë të NATO-s kanë frikë se ftesa e Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën, mund të çojë në futjen e tyre në një luftë kundër Rusisë, transmeton Telegrafi.

Një burim i njohur me mendimin e administratës së Biden tha për The Telegraph, se Gjermania dhe SHBA “janë shumë skeptike për ta çuar Ukrainën më tej në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO këtë vit.

SHBA-ja ndoshta nuk është aq e shqetësuar sa Gjermania, por ka një shqetësim për kërcënimin e Rusisë për pjesën tjetër të aleancës.

Burimet e The Telegrph pohojnë se SHBA-ja dhe Gjermania e kanë paralajmëruar fuqishëm Ukrainën, që të mos këmbëngulë për një afat kohor të caktuar për anëtarësimin në NATO.

Për këtë arsye, Zelensky me sa duket i është kërkuar që të mos ushtrojë presion mbi aleatët individualë, për të përsëritur mbështetjen e tyre për një afat kohor të qartë për pranimin e Ukrainës. /Telegrafi/

Exit mobile version