Kompania mediale lidere në Kosovë, Telegrafi, ka hapur konkurs për një kameraman. Ky hap është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të kompanisë për zgjerim dhe dedikim ndaj risive në tregun medial kosovar.
Kandidati i suksesshëm do të punojë ngushtë me ekipin tonë të redaksisë për të prodhuar video të shkëlqyera për platformat tona të ndryshme. Kjo pozitë ka në fokus prodhimin e videove të cilat do të përfshijnë raportime, intervista, dhe përmbajtje origjinale.
Kandidati ideal duhet të propozojë dhe të implementojë ide kreative për xhirime, të ketë njohuri dhe shkathtësi për punë me pajisje për xhirim dhe audio, dhe të ketë përvojë pune si kameraman. Ai duhet gjithashtu të jetë kreativ, të ketë vetë-iniciativë, të jetë i gatshëm të punojë në një mjedis fleksibil, dhe të ketë aftësi për të zgjidhur probleme teknike dhe praktike gjatë xhirimeve. Njohuritë në përdorimin e dronit dhe ideve kreative për krijimin e videove për platformat e rrjeteve sociale janë të preferuara.
Telegrafi ofron një sërë benefitesh për stafin e vet, duke përfshirë një hapësirë të rehatshme të punës me teknologji të lartë, një ambient shoqëror me pije falas dhe lojëra, anëtarësim falas në palestër, mundësi për zhvillim dhe ndërtim karriere, voucher falas për analiza dhe diagnostikime shëndetësore, zbritje speciale në librarinë Dukagjini dhe mbulim të shpenzimeve telefonike.
Për të aplikuar për këtë pozitë, ju duhet të dërgoni CV-në tuaj në emailin pranvera.rrustemi@telegrafi.com. Ju lutemi vini re se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Ky është një rast i shkëlqyer për të zhvilluar karrierën tuaj si profesionist i videos dhe për të kontribuar në zhvillimin medial në Kosovë. Mos e humbni këtë mundësi, aplikoni tani!