Ndonëse viti 2020 është karakterizuar kryesisht me sfida e vështirësi, kompanitë Telegrafi, Al Trade Center dhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) janë bashkuar për t’u sjell buzëqeshje atyre që gjithmonë na rikthejnë buzëqeshjen tonë – pra fëmijëve!
Të bashkuar me qëllimin për lumturimin e fëmijëve, tri kompanitë kanë vendosur që përmes dhuratave t’ju sjellin fëmijëve buzëqeshjen në këtë fundvit, duke ju dëshiruar një jetë të mbushur me shëndet dhe gëzime.
Dhuratat janë shpërndarë në tri lokacione të ndryshme.
Një pjesë e tyre është ndarë për fëmijët e SOS Fshatrave të Kosovës, ndërkaq pjesa tjetër për fëmijët të cilët ndoshta Vitin e Ri nuk do ta presin në shtëpi, por duke u përball me sëmundjet e tyre në shtretërit e Klinikës së Pediatrisë dhe Klinikës së Kirurgjisë.
Telegrafi, Al Trade Center dhe FIQ aktivitetin për shpërndarjen e dhuratave e kanë organizuar në bashkëpunim me stafin e SOS Fshatrave dhe QKUK-së, duke iu përmbajtur rregullave dhe rekomandimeve të IKShPK-së.