Site icon Telegrafi

Telefoni që “fundosi” Ahmetajn, çfarë u zbulua në Blackberry-n e ish-ministrit shqiptar

Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme SPAK ka gjetur një aparat celular të markës Blackberry në shtëpinë e ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj.

Aparati ka qenë në përdorim nga ish-zyrtari i lartë. Ai është hapur dhe hetuesit kanë konsatuar se një pjesë e madhe e komunikimeve ishin fshirë, por ekpertet laboratorit digjital të SPAK kanë arritur t’i rikuperojnë, raporton Euronews Albania.

Rezulton se nga data 21 korrik 2012 deri në 10 tetor 2012, pra në gati tre muaj ka pasur 138 komunikime telefonike mes Ahmetaj dhe Mirel Mërtirit.

Lexo po ashtu Për çfarë akuzohet Ahmetaj? Një vilë në Gjirin e Lalëzit dhe 500 mijë euro përfitime të paligjshme

Nga komunikimet e gjetura midis tyre rezulton se bashkëbiseduesit kanë një raport tepër miqësor pasi në bisedat e tyre përdoren fjalet si: “O la” (nënkupton vëlla), “fratelo”, “tigër”, “i madh”…etj.

Kujtojmë se Ahmetaj është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Tre akuzat e ngritura nga SPAK:

-“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i Kodit Penal,

-“Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, 6 (gjashtë) herë;

-“Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal. /Telegrafi/

Exit mobile version