Telegrafi

Telefonat e mençur më të sigurt për realizimin e transaksioneve të kriptovalutave

Sipas gjigantit koreano-jugor Samsung, telefonat inteligjentë janë pajisjet më të sigurta për transaksionet e kriptovalutave.

“Jaxx” dhe “Blockchain” janë aplikacionet që shumica e përdoruesve të kriptovalutave i shfrytëzojnë për të dërguar dhe pranuar pagesa në asetet dixhitale.

Shumica e telefonave kanë një ambient të quajtur TEE, i cili operon në një hapësirë të izoluar nga pajisje me memorien dhe hapësirën e saj.

Në një skenar sulmi kibernetikë, hakerët e kanë të pamundur të hyjnë në TEE për të vjedhur të dhëna si çelësa privatë për kriptovalutat, sepse TEE është i pavarur nga pajisja, ndërsa te kompjuterët, hakerët me lehtësi mund të hyjnë në një hardisk dhe të vjedhin informacione me vlerë përfshirë edhe ato të portofolëve, pëcjell Telegrafi.

Ambientet e TEE-së kanë bërë gjithashtu progres duke përpunuar deri në 2,480 transaksione në sekondë.

Lexo po ashtu EOS realizon 3,097 transaksione në Blockchain

Kujtojmë se platforma “EOS” arriti të kryente 2,822 transaksione në sekondë duke lënë pas të gjitha kriptovalutat e tjera. /Telegrafi/