Arsenali humbi nga Bournemouthi me rezultat 2-1 në Ligën Premier dhe kjo befasoi të gjithë, posaçërisht tifozët e klubit Londinez.
Në mesin e tyre ishte edhe Granit Xhaka, i cili vazhdimisht jep maksimumin në fushë.
Shqiptari në fund të ndeshjes në momentin që gjyqtari sinjalizoi për përfundimin e ndeshjes qëndroi për rreth 20 sekonda në mesin e fushës i palëvizshëm dhe i dëshpëruar. Kjo teksa lojtarët tjerë përshëndetnin njëri-tjetrin dhe bëheshin gati për të shkuar në tunelin e stadiumit.
Dhe kjo gjë nuk iu iki tifozëve, të cilët gjithmonë e duartrokasin yllin e Përfaqësueses së Zvicrës për angazhimin.
Nga 23 lojtarët me të cilët Arsenali e filloi sezonin, Xhaka nga WhoScored renditet i dhjeti me notën më të lartë për paraqitje. /Telegrafi/
Xhaka motionless after another dismal away performance from Arsenal. pic.twitter.com/F980leqwPI
— Chris Wheatley (@ChrisWheatley) January 14, 2018