Sot (e diel) në Shqipëri mbahen zgjedhjet lokale, nën hijen e përçarjeve më të mëdha politike në Shqipërinë pluraliste.
Teksa shumica kanë kryer obligimin e tyre qytetar, ka edhe nga ata që kanë refuzuar të votojnë, apo edhe prej tyre që kanë “prishur” votën.
Disa nga figurat publike në Shqipëri bënë thirrje për dalje në votime, teksa ka pasur nga ata edhe që kanë ironizuar me këtë proces.
Një gjë të tillë e ka bërë këngëtarja Enca Haxhia, e cila ka vendosur që të kalojë një ditë jo-produktive, duke u relaksuar në pishinë.
Teksa ka publikuar një fotografi atraktive në rrjetin social Instagram, këngëtarja me shaka i ka falënderuar fansat për “votat”.
“Faleminderit shumë të gjithëve për votat tuaja, një ditë do jua shpërblej”, kanë qenë fjalët e këngëtares. /Telegrafi/