Site icon Telegrafi

Teksa mbajnë distancën sociale, Zaimina ngacmon bashkëshortin: Ama një puthje

Foto: Zaimina Vasjari/Instagram

Këngëtarja Zaimina Vasjari po tregohet më aktive gjatë këtyre ditëve të izolimit në rrjetet sociale.

Ajo po ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga përditshmëria, duke mos hezituar të prezantojë anëtarët e saj të familjes si dhe ambientet e shtëpisë ku jeton.

Së fundmi, si rrallë herë këngëtarja ndau me ndjekësit në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej me bashkëshortin e saj.

Teksa mbanin distancën sociale, Zaimina duket t’i ketë fryrë buzët nën përpjekjen për ta ngacmuar duke i kërkuar një puthje.

“Mos u bo pis, ama një kiss kiss”, ka shkruar Zaimina në mbishkrimin e fotografisë, referuar vargjeve të këngës së famshme “Kiss kiss” nga Ledri dhe Lumi B.

Lexo po ashtu Zaimina Vasjari: Më tundon shtrati për t'u shtrirë dhe kuzhina për të ngrënë, e kam keq punën me kilet

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar çiftin për harmoninë e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version