Guvernatori i Bankës Qendrore të Japonisë, Haruhiko Kuroda, tha se kompanitë e teknologjisë financiare, e njohur si Fintech, mund të shkaktojnë ndërprerje të sistemit bankar në ekonomitë e zhvilluara.
Kuroda këto komente i bëri në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos, duke shtuar se kompanitë e mëdha të teknologjisë zakonisht specializohen në pagesat dhe shlyerjet se sa në pranimin e depozitave dhe huadhënien, duke shtuar se këto mund të godasin sektorin bankar në mënyrë serioze.
Bankat qendrore të ekonomive në zhvillim, janë përpjekur të parandalojnë krizat financiare duke rregulluar sektorin tradicional bankar, por ndryshimet e mëdha në Fintech po sjellin kompani të reja në industri, duke e bërë sfidues rregullimin e tyre.
Ai paralajmëroi për rreziqet që krizat financiare mund të shkaktojnë jo vetëm në ekonomi, por edhe në sistemin politik, duke theksuar eksperiencën e Japonisë me flluskën e aktiveve në fundin e viteve 1990-ta.
“Këto kompani të mëdha të teknologjisë po godasin sektorin bankar. Shumë vende po përpiqen të ndryshojmë rregullimin financiar, duke u përqendruar te aktivitetet dhe jo te institucionet. Krizat financiare krijojnë jo vetëm probleme ekonomike por edhe destabilitet politik dhe Japonia i ka përjetuar këto situata shumë herët në krahasim me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky do të jetë një rrezik i madh për sistemin financiar, përfshirë jo-bankat”, paralajmëroi ai.
Gjithashtu, ai theksoi nevojën që bankat qendrore të jenë vigjilente ndaj rritjes së rrezikut ndaj sigurisë kibernetike.
Të njëjtin problem para penalistëve në Forumin Ekonomik Botëror e paraqiti edhe Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney.
“Duhen mbikëqyrur këto situata. Le të themi se disa shërbime bazë apo institucione mbyllen përkohësisht, çfarë do të bëjë sistemi për këtë? Është një fushë ku duhet punuar shumë”, tha Carney. /Telegrafi/