Kur ju kujtohet ndonjë situatë e keqe dhe ndiheni keq, bëni këtë teknikë prej disa minutash…
E kaluara kthehet në mendimet tona papritur, për të na testuar, por më së shpeshti janë ato situata sfiduese nga të cilat nuk kemi mësuar leksionin i cili me vete sjell sensacione të pakëndshme.
Kur ju kthehet në mendje ndonjë situatë e pakëndshme nga e kaluara, sidomos para se të flini, ndiheni keq, ju përkeqësohet humori, rëndoheni. Ju ktheheni dhe e ripërjetoni përsëri, gjë që shkakton stres dhe nervozizëm përsëri.
Këto janë momentet kur ne gëlltisim stresin, acarohemi dhe bëhemi të dëshpëruar. Ai zemërim vazhdon të rritet brenda nesh. Edhe pse situata është zhdukur shumë kohë më parë, ka ndodhur vite më parë, kujtimi i saj shkakton shqetësim në trupin tonë, transmeton Telegrafi.
Si të liroheni nga e kaluara dhe stresi për shkak të ngjarjeve të cilat kanë ndodhur dikur?
Në këtë mund t’ju ndihmojë një teknikë e thjeshtë.
1. Fillimisht, thoni vetes: “Dua ta pranoj veten dhe atë që aktualisht po e përjetoj. I pranoj mendimet e mia, ndjenjat e mia dhe emocionet e mia. E kuptoj që më dhemb kujtimi i këtyre, por i pranoj këto tërësisht dhe pa kushte”.
Nëse ndiheni të frikësuar, thoni këto fjalë: “Jam e vetëdijshme që tani po frikësohen. Por edhe më tej e dua dhe e pranoj veten”. Nëse frika zgjat, përsëritni këto dy fjali aq herë sa t’ju jetë e nevojshme derisa të qetësoheni.
2. Pas kësaj merrni një peshqir, përdridheni sikur e shtrydhni ujin pas larjes. Mendoni që të gjitha emocionet tuaja negative po i lironi gjatë shtrydhjes së peshqirit – gjithë agresionin tuaj, pikëllimin, urrejtjen, hidhërimin. Lejoni vetes të ngrini emocionet tuaja deri në maksimum. Kapeni peshqirin sa më fort të jetë e mundur dhe shtrydheni mes duarve. Përqendrohuni në mënyrën se si tensioni largohet nga zona e qafës dhe nofullës, ku zakonisht grumbullohet gjatë nervozizmit dhe stresit.
Është më mirë të jeni vetëm kur bëni këtë ushtrim, ta bëni atë në heshtje dhe të lejoni që të gjitha emocionet negative të fluturojnë nga ju. Do të ndiheni më të lirë dhe më të lehtësuar dhe ushtrimin mund ta përsërisni sa herë të keni nevojë dhe sa të doni. /Telegrafi/