Një minibus i cili po kalonte rrugën Suharekë-Duhël, ka shkelur rregullat e trafikut duke kaluar në vijë të plotë.
Telegrafi ka siguruar disa fotografi në të cilin shihet ky minibus i cili tejkalon kolonën e gjatë duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Ndryshe sipas informatave të Telegrafit në këtë vend ndodhin aksidente të shpeshta e nganjëherë edhe me fatalitet.
Kujtojmë se lidhur me shkeljen e rregullave të trafikut, Policia e Kosovës, është duke shqiptuar dënime të shumta. Rasti më i freskët është dënimi i shqiptuar tifozëve të Përfaqësueses së Kosovës, Dardanëve, të autostradën Prishtinë-Shkup.
Dardanët u ankuan në lidhje me sjelljen dhe një gjobë të shqiptuar nga Policia e Kosovës në autostradën Prishtinë-Shkup, gjatë rrugës së tyre për në Bullgari.
Megjithatë, Policia e Kosovës ka sqaruar rastin duke e cilësuar veprimin e tyre si të kundërligjshëm me rregullat e trafikut dhe gjoba ka qenë e pashmangshme.
Këtë lajm e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Policia e Kosovës në funksion të garantimit të një sigurie më të madhe në trafik ka paraparë që të realizojë kontrolle aktive edhe në këtë pjesë të autostradës”, ka thënë fillimisht Hoxha./Telegrafi/