Telegrafi

Tejkalojnë në vijë të plotë, dy gjilanasve u merren patentë shoferët

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës në Gjilan falë bashkëpunimit me mediat edhe qytetarët ka arritur që identifikoj dy kundërvajtës, të cilët me automjetet e tyre në rrugën Gjilan-Kamenicë kanë tejkaluar në vijë të plotë.

Ndaj të njëjtëve policia ka shqiptuar gjoba për secilin veç e veç në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, shqiptuar nga dy (2) pikë negative dhe ndaj që të dy kundërvajtësve ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj.

“ Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/