Telegrafi

Tejkaloi shpejtësinë – drejtuesi i automjetit në Ferizaj dënohet 300 euro gjobë, 3 pikë negative e marrje e patentë-shoferit për gjashtë muaj  

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, të martën rreth orës 13:49 në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.M (M/K) i moshës 26 vjeçar, i cili me veturë shkaktoi kundërvajtje në komunikacion tejkalim të shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h, zhvilloi shpejtësi 98 km/h.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit.

“Shoferi në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 dhe 0290/322-406. /Telegrafi/