Policia e Kosovës njoftoi të martën se njësitet patrulluese kanë arritur të identifikojë veturën dhe ngasësin e saj, i cili kishte bërë tejkalim të kolonës së mjeteve (14 automjete) në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë.
I njëjti thuhet se kundërvajtjen e kishte regjistruar me video-incizim dhe e kishte postuar në rrjetin social “TikTok”.
“Bazuar në ligjin për trafikun rrugor, të njëjtit i është shqiptuar gjoba 150euro, dy pikë negative dhe tre muaj konfiskim të patentë-shoferit si masë mbrojtëse”, thuhet në njoftimin për media.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut rrugor në mënyrë që të jenë kontribuues në rritjen e sigurisë në rrugë.
“Le të Kontribuojmë së bashku për të krijuar një mjedis më të sigurt për të gjithë”, bëhet e ditur tutje./Telegrafi/