Presidenti i La Ligës, Javier Tebas këmbëngul se kampionatit spanjoll nuk i mungon Cristiano Ronaldo pas lëvizjes së tij në Juventus dhe as Neymari pas transferimit te Paris Saint-Germain, pasi nuk janë përmirësuar Serie A dhe Ligue 1.
Tebas po fliste për gazetën spanjolle Marca në lidhje me largimin e mundshëm të Lionel Messi nga Barcelona dhe Sergio Ramos nga Real Madrid.
Për ta, Tebas u shpreh se nuk dëshiron t’i largohen këta dy yje nga La Liga, ndërsa për Ronaldon dhe Neymarin shtoi se nuk i përmirësuan Serien A dhe Ligue 1.
“Natyrisht, unë nuk dua që ata [Messi dhe Ramos] të largohen nga La Liga”, ka thënë fillimisht presidenti i La Ligas për Marca.
“Cristiano Ronaldo u largua, siç më kujtuan disa urrejtës në Twitter. Unë mund t’ju siguroj se asgjë nuk ka ndryshuar për ne”.
“Të them të drejtën, nuk mendoj se Seria A është përmirësuar shumë, ata mezi e vunë re ardhjen e tij”.
“Neymar shkoi në PSG, por Ligue 1 është ende vetëm Ligue 1″.
“Marka e La Liga dhe klubet e mëdha që marrin pjesë janë mbi çdo lojtar individual, pavarësisht sa i talentuar”, përfundoi Tebas. /Telegrafi/