Telegrafi

Tebas mbështet qëndrimin e Greenwoodit në La Liga

Përpjekja e Getafes për të mbajtur sulmuesin Mason Greenwood këtë verë është mbështetur nga presidenti i La Ligës, Javier Tebas.

Greenwood ka shënuar tashmë pesë gola në La Liga deri më tani si pjesë e huazimit të tij, pasi ra dakord për një kalim nga Manchester United në shtator.

Reprezentuesi anglez pritet të kthehet në Mançester në fund të sezonit, por e ardhmja e tij afatgjatë në Old Trafford është e paqartë.

Atletico Madrid dhe Barcelona thuhet se po monitorojnë situatën, me United të hapur për një marrëveshje me çmim të ulët, nëse kushtet janë të pranueshme.

Lexo po ashtu Man United i cakton çmimin final Greenwoodit, dy gjigantë evropian kanë shprehur interesim

Presidenti i klubit të Getafe, Angel Torres beson se Greenwood dëshiron të kthehet në Getafe për sezonin 2024/25 dhe Tebas ka dhënë mbështetjen e tij për një marrëveshje të mundshme.

“Greenwood nuk u dënua, kështu që nuk më intereson. Ai është një lojtar i madh dhe po bën mirë te Getafe. Shpresoj që ai të vazhdojë të jetë i suksesshëm dhe të qëndrojë në futbollin spanjoll sepse kjo është gjithmonë mirë për ne”, ka thënë Tebas.

Tregimi i fundit nga Getafe është se ata do të kërkojnë një marrëveshje të dytë huazimi me United pasi nuk mund të përmbushin vlerësimin në rritje të transferimit të anglezit.

Nëse United pranon një rinovim huazimi, ata ka të ngjarë të kërkojnë një kontribut më të madh nga Getafe në pagën e lojtarit. /Telegrafi/