I erdhi fundi pritjes për zgjidhjen e statusit të Teatrit të Qytetit të Gjilanit, dhe problemeve që kishin në aspektin financiar dhe ligjor për aktorët dhe trupën, meqë sot janë nënshkruar kontratat e aktorëve dhe stafit teknik.
“Kujtoj momentin sa isha 29 vjeç në udhëheqje të Gjilanit, kur pas ballafaqimit me protestën e parë për lirimin e të burgosurve politikë, menjëherë filloi greva e aktorëve për zgjidhjen e problemit të tyre të pagave dhe të statusit të Teatrit të Gjilanit, si institucion dhe e drejtë e tyre, por e zvarritur në vazhdimësi. Tash jemi 20 vjet më vonë kur ky problem po zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Komuna e Gjilanit gjithmonë do të jetë në mbështetje të aktiviteteve dhe zhvillimit të kulturës”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.
Ai ka potencuar se burokracia në nivelin qendror për zgjidhjen e këtij problemi, ka bërë që për dy dekada kjo barrë e ballafaqimit t’i lihet Komunës e cila ishte edhe ashtu me limite e kufizime të mëdha buxhetore.