Telegrafi

Të vazhdohet apo të përjashtohet ky sezon – kështu mund të votojnë klubet e mëdha nga Liga Premier

Është ende në dilemë nëse ky sezon në Ligën Premier do të vazhdojë pas 4 prillit apo do të përjashtohet përfundimisht.

Liga angleze mori vendim para disa ditësh që të suspendojë kampionatin shkaku i pandemisë coronavirus.

Në këtë javë do të mbahet një takim me 20 klubet nga Liga Premier dhe të merret vendimi nëse duhet të ndërpritet ky sezon, ose të vazhdohet në prill.

Por, GivemeSport ka krijuar një listë me votat e mundshme që mund të japin klubet dhe arsyet, mirëpo do t’i marrim vetëm ato të klubeve të mëdha:

Arsenal pozicionohet në vendin e 9-të: Të vazhdojë sezoni

Arsyeja është që Manchester City është suspenduar nga garat evropiane nga UEFA dhe ata mund të kualifikohen në Ligën e Kampionëve nëse sezoni vazhdon.

Chelsea në pozitën e katërt: Të përjashtohet sezoni

Arsyeja është se ata rrezikohen nga Manchester Unitedi, Tottenham Hotuspuri dhe Arsenali për një vend në Ligën e Kampionëve.

Leicesteri në vendin e tretë: Të përjashtohet sezoni

Arsyeja është se Dhelprat duan që të luajnë në Ligën e Kampionëve dhe rrezikohen nga Chelsea, Manchester Unitedi dhe Tottenhami, për një vend.

Liverpooli në vendin e parë: Të vazhdojë sezoni dhe të shpallen kampion pas më shumë se 30 vitesh

Manchester City në vendin e dytë: Të përjashtohet sezoni

Citizens duan të qëndrojnë kampion në fuqi dhe duan që të përjashtohet ky sezon.

Manchester United është në vendin e pestë: Të vazhdojë sezoni

Djajtë e Kuq po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve dhe kjo është arsyeja se përse ata mund të votojnë për vazhdimin e sezonit.

Tottenhami gjendet në pozitën e tetë: Të përjashtohet sezoni

Jose Mourinho ka bërë të ditur se ai mezi pret që ky sezon të përfundojë dhe të fillojnë me edicionin e  ri dhe me qëllime të reja.

Aston Villa (vendi i 19-të): Të përjashtohet sezoni

Bournemouth (18): Të përjashtohet sezoni

Brighton (15): Të përjashtohet sezoni

Burnley (10): Të vazhdojë sezoni

Crystal Palace (11): Të vazhdojë sezoni

Everton (12): Të përjashtohet sezoni

Newcastle United (13): Të përjashtohet sezoni

Norwich City (20): Të përjashtohet sezoni

Sheffield United (7): Të vazhdojë sezoni

Southampton (14): Të përjashtohet sezoni

Watford (17): Të përjashtohet sezoni

West Ham (16): Të përjashtohet sezoni

Wolves (6): Të vazhdojë sezoni. /Telegrafi/