Reperja Melinda Ademi tash e një kohë është në përgatitje të projektit të ri muzikor.
Ajo ditë më parë zbuloi se po vjen në bashkëpunim me reperin Gjiko, ndërsa projekti i tyre pritet të lansohet së shpejti.
Bukuroshja, e lindur dhe rritur në Amerikë, së fundmi ka sjell disa fotografi joshëse nga prapaskenat e klipit të ri.
Zeshkania vjen me një ‘look’ të veçantë, teksa prezanton një nga dukjet atraktive të këtij videoklipi.
E njëjta njëherësh theksoi linjat e bujshme trupore e veshur me një palë bikini blu.
Komplimentet krahas postimit nuk munguan as nga miqtë e kolegët që numëron në Instagram.
Bashkëpunimi me Gjikon vjen pas projektit “Nashta”, të cilin e solli gjatë muajit të kaluar. /Telegrafi/