Enca Haxhia ditë më parë publikoi një video të shkurtër, në të cilën shfaqej atraktive e veshur me të brendshme të kuqe.
Ndërsa ajo ka publikuar edhe të tjera poza me veshjen e njëjtë, ku shfaqet mjaft tërheqëse.
“Hajde thirrëm kur je vetëm”, është përshkrimi i njërës prej fotografive, që në fakt është varg i këngës.
Këngëtarja së shpejti do të lansojë projektin e ri muzikor, ndërsa imazhet e publikuara janë pjesë e përgatitjeve për xhirimin e videoklipit.
“Dua” titullohet kënga e re, ndërsa një pjesë të saj, Enca e ka publikuar në InstaStory.
“Ciao” është një prej projekteve të fundit muzikore të Encës që është shoqëruar me videoklip.
Videoja muzikore e kësaj kënge është lansuar në muajin korrik, ndërsa deri më tani numëron mbi 16 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/