Telegrafi

Të tjera imazhe të Taynës nga xhirimet e klipit të ri, komentohet për paraqitjet provokuese

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ditë më parë ka prezantuar projektin e parë për vitin 2021.

Ajo solli këngën e re “Moona” në bashkëpunimin me artistin e njohur botëror, L’Algerino.

Derisa po shijon suksesin e këtij projekti, Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka vendosur që t’i ndajë edhe disa sete të tjera fotografi që ka realizuar gjatë xhirimeve të videoklipit.

Në këto të fundit, 24 vjeçarja shfaqet në formë të mrekullueshme dhe e kuruar në çdo detaj.

Megjithatë, ajo po vazhdon të komentohet në masë të madhe për linjat e formësuara trupore të cilave po ashtu i kushton një kujdes të madh.

“Moona” ndërkohë për vetëm gjashtë ditë ka kaluar shifrën e gjashtë milionë klikimeve në platformën e popullarizuar, YouTube. /Telegrafi/