Reperja nga Istogu, Rina Balaj, vazhdon të jetë shumë e komentuar për paraqitjet që bën në rrjete sociale.
Artistja, e cila vetëm në Instagram numëron 319 mijë ndjekës, ka befasuar fansat me imazhet e fundit.
Ajo shfaqet e mahnitshme në një palë bikini të zeza dhe me një stil flokësh më ndryshe.
Derisa pozon para një makine, 21 vjeçarja shtoi: “Nuk e di se i kujt është kjo veturë”.
Komplimentet nga ana tjetër nuk munguan as nga miqtë e fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Rina momentalisht është duke shijuar suksesin e projektit të saj të ri të quajtur “Cali”.
Kënga në pak ditë mblodhi mbi një milion klikime. /Telegrafi/