Rap-artistja e njohur nga Prizreni, Doruntina Shala apo siç njihet me emrin artistik, Tayna, tash e disa muaj është duke punuar në projektin e ri muzikor.
Dhe ditë më parë ajo njoftoi se po vjen në bashkëpunim me reperin Mozzik dhe se kënga e tyre pritet të publikohet në fund të muajit janar.
Ndërkohë që të gjithë po presim për klipin e ri, 23-vjeçarja ka sjellë fotografi të tjera nga dukja e saj në këtë video projekt muzikor.
E veshur në të bardha e me shami gri në kokë, Tayna rrëmbeu gjithë vëmendjen me pamjen atraktive, teksa pozon pranë një makine superluksoze.
Të tjera imazhe nga kjo dukje ka shpërndarë edhe grimerja e njohur Sellma Kasumoviq, e cila tashmë është një nga bashkëpuntoret më të afërta të këngëtares.
Komplimentet nga më të ndryshmet nuk munguan as nga kolegët dhe miqtë e Doruntinës që e përgëzuan për ‘look-un’.
Tayna dhe Mozzik duket se kanë finalizuar edhe xhirimet dhe kënga e titulluar “Edhe ti” pritet të prezantohet para publikut më 28 janar. /Telegrafi/