Raportohet se java e parë e Serie A mund të shtyhet, pas rrëzimit të urës që shkaktoi tragjedi në Genoa.
Ura Ponte Morandi u rrëzua të martën në mëngjes duke lënë të paktën 39 njerëz të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.
Sampdoria ka kërkuar që ndeshja e tyre me Fiorentinën të shtyhet, derisa qyteti të mbajë ditën e zisë por edhe ultrasit e Genoas e kanë bërë të qartë se nuk do të marrin pjesë në ndeshjen që klubi i tyre e zhvillon në San Siro kundër Milanit.
Nuk janë vetë këto dy ndeshje që preken, shkruan Il Secolo XIX.
Serie A do të fillojë të shtunën me ndeshjet Chievo-Juventus dhe Lazio-Napoli, por varrim shtetëror i viktimave do të bëhet në të njëjtën ditë dhe është shpallur ditë kombëtare e zisë.
Kjo e bën kaq të pamundur që këto dy ndeshje të zhvillohen.
Lega Serie A pritet të bëjë një deklaratë më vonë sot për të sqaruar çështjen e ndeshjeve.
Edhe Ultrasat e Fiorentinës e kanë bërë të qartë sot se nuk do të marrin pjesë në ndeshjen Sampdoria-Fiorentina.
Grupe të ndryshme tifozësh kanë nënshkruar një deklaratë ku thuhet se “dhimbja e kësaj tragjedie nuk krahasohet me një lojë futbolli”. /Telegrafi/