Telegrafi

Të shtunën projekti i ri nga Capital T (Foto)

Capital T është shumë i kërkuar nga fansat në koncerte dhe numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale. Burimi i fotos: Instagram

Hip hop ylli, Capital T, ka paralajmëruar projektin e ri.

Reperi i njohur ka vendosur që të vazhdojë me serinë e projekteve.

Edhe pse çdo javë po publikon klip të ri, ai ka vendosur që të mos ndalet.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Capital T

Kapo sërish ka paralajmëruar projekt të ri dhe “I pakapshëm” pritet të marrë rrugëtim të ri nga e shtuna në ora 12:00.

Reperi ka qenë shumë aktiv kohëve të fundit dhe këtë ai e ka treguar edhe me anë të koncerteve.

Ai mbajti një turne nëpër botë dhe në vend për festat e fundvitit, ku performoi hitet e tij të mëdha.

Kapo vazhdon të jetë pa të dashur. /Telegrafi/