Policia holandeze tha të hënën se po kërkonin një turk 37-vjeçar në lidhje me të shtënat që besohet të ketë lënë të paktën një person të vdekur.
“Policia ju kërkon keni kujdes nga 37 vjeçari Gokman Tanis (i lindur në Turqi) në lidhje me incidentin e kësaj mëngjes”, është thënë në një deklaratë policore, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, një person i armatosur hapi zjarr në një tramvaj në qytetin holandez të Utrehtit të hënën, duke vrarë të paktën një person dhe plagosur disa të tjerë, në atë që zyrtarët thanë se ishte një incident i mundshëm terrorist.
Ndërkohë, kryeministri hollandez Mark Rutte anuloi një takim me koalicionin e tij në pushtet dhe u informua për situatën, thanë zyrtarët. /Telegrafi/
The police asks you to look out for the 37 year old Gökman Tanis (born in Turkey) associated with the incident this morning at the #24oktoberplein in #Utrecht. Do not approach him but call 0800-6070. pic.twitter.com/U1IWEDtUYu
— Politie Utrecht (@PolitieUtrecht) March 18, 2019