Të paktën 11 persona kanë gjetur vdekjen pasi një i armatosur ka hapur zjarr në një ndërtesë komunale në Virginia Beach të Virxhinias, ka thënë shefi i policisë, James Cervera, për gazetarët të premten mbrëma.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmuesi, i cili ishte punonjës i shërbimeve publike, është gjithashtu i vdekur, ka thënë Cervera.
Siç ka thënë tutje ai, sulmuesi i armatosur kishte qëlluar “pa dallim”.
“Kjo është dita më shkatërruese në historinë e Virginia Beach”, ka thënë kryebashkiaku Bobby Dyer. “Njerëzit e përfshirë janë miqtë tanë, bashkëpunëtorët, fqinjët, kolegët”.
Cervera ka shtuar tutje se sulmuesi u përball menjëherë me autoritetet, pasi hapi zjarr, duke shtuar se kishte edhe shkëmbim të shtënash ndërmjet sulmuesit dhe policisë.
Si pasojë, edhe një polic është plagosur.
https://www.youtube.com/watch?v=ymmllJt-LdQ
Të shtënat në masë kanë ndodhur në “Ndërtesën 2” të qendrës komunale, qendër kjo e cila ka të strehuar departamente të shumta.
Deri më tani nuk dihet motivi i një sulmi të tillë, nga i cili, përveç të vdekurve ka edhe disa të plagosur. /Telegrafi/