Telegrafi

Të shtëna në Times Square, plagosen tre adoleshentë

Tre të rinj u plagosën nga të shtënat në Times Square në New York, kurse turistët u shpërndanë në kërkim të strehimit, njoftoi sot policia.

“Të shtënat ndodhën në rrugën 42 pranë avenysë së shtatë dje rreth orës 22:50”, u tha nga policia e New Yorkut, transmeotn Telegrafi.

Të rinjtë e moshës 15 dhe 18 vjeç u plagosën në këmbë dhe mjekët i transportuan në spitalin Bellevue.

Një i ri i tretë, një 17-vjeçar, është transportuar privatisht në spitalin e Harlemit dhe gjithashtu ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Sulmuesi, i cili mbante një çantë shpine ngjyrë kafe, u largua me vrap.

Policia tha se një video e siguruar prej tyre tregon sulmuesin duke debatuar me viktimat, të cilët ishin pjesë e një grupi më të madh, përpara të shtënave. Jo shumë kohë më vonë, ai hapi zjarr. /Telegrafi/