Site icon Telegrafi

Të shtëna në mes të turmës, tre të vdekur dhe të paktën 11 të plagosur në një festival ushqimor në Kaliforni

Tre vetë u vranë dhe të paktën 11 të tjerë u plagosën të dielën pas të shtënave të cilat bënë që njerëzit të largohen me panik në një festival ushqimor vjetor në Kaliforninë Veriore, sipas një zyrtari të qytetit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të shtënat ndodhën gjatë festës tre-ditore të një festivali të ushqimit, garave në gatim dhe muzikë, i cili tërheq më shumë se 100,000 njerëz.

E diela ishte dita e fundit e ngjarjes së këtij viti dhe dëshmitarët thuhet të kenë raportuar për konfuzion të krijuar dhe panik ndërsa disa të shtëna u shfaqën në qytetin që ndodhet rreth 80 milje (176 kilometra) në juglindje të San Franciskos.

“Është një lloj makthi që shpreson se nuk do ta përjetosh kurrë”, citohet të ketë thënë Shefi i Policisë Scot Smithee në një konferencë shtypi.

Një dëshmitare, Julissa Contreras, ka thënë se ajo pa një burrë në mesin e viteve ’30 duke qëlluar me një pushkë që ishte “në gjendje të qëllonte tre ose katër të shtëna në sekondë”.

Lidhur me ngjarjen një reagim ka ardhur edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili u ka bërë thirrje njerëzve të jenë “të kujdesshëm dhe të sigurt”. /Telegrafi/

Exit mobile version